Njgyros për Paqen

Një libër ngjyrosës me mision humanitar për fëmijët në Gaza.

Ky libër i krijuar me dashuri nga një nënë shqiptare është më shumë sesa një aktivitet argëtues për fëmijët është një akt solidariteti. Çdo faqe e tij mbart një mesazh dhe një qëllim: të kultivojë dhembshuri tek fëmijët tanë dhe të dërgojë dashuri drejt fëmijëve në Gaza, që kanë humbur lodrat, shtëpitë dhe buzëqeshjet e tyre.

Me çdo blerje simbolike të këtij libri, ju ndihmoni drejtpërdrejt. Të gjitha të ardhurat do të dhurohen për mbështetjen e fëmijëve në Gaza, nëpërmjet organizatave humanitare që ofrojnë ndihmë emergjente, ushqim, lodra dhe përkujdesje emocionale.

Çfarë përfshin libri?

  • Faqe për ngjyrosje me motive paqeje

  • Ushtrime si "bashko pikat" dhe "gjej fjalët" për zhvillimin kreativ të fëmijëve

  • Histori të shkurtra që nxisin reflektim, empati dhe dashuri për jetën

  • Mesazhe prekëse që i mësojnë fëmijët si të jenë të sjellshëm me botën

I përshtatshëm për fëmijë të moshave 3–10 vjeç dhe ideal për prindërit që duan të edukojnë me vlera.

Bëhuni pjesë e kësaj lëvizjeje të vogël me ndikim të madh.
Çdo vizatim i ngjyrosur është një përqafim i dërguar në Gaza.
Çdo blerje, një hap drejt më shumë dashurie dhe shprese.

Original price was: €15.00.Current price is: €5.00.
(0 customer reviews)

Krijo prezencën e duhur për biznesit tënd, puno me profesionistë.

Ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që ndihmojnë biznesin tuaj të rritet dhe të dallohet në treg. 

Agency

Online Courses

Services

Kurset

Resources

Download

E Books

Address

Copyright © 2025 All Rights Reserved Ana Marketing Agency

Privacy Policy | Terms and Conditions