E diplomuar për Administrim Biznesi, e specializuar për kontabilitet dhe me një eksperiencë mbi 10 vite në këtë sektor, kam punuar me biznese fizike të vogla, mesme apo edhe shtëpi, ndërsa në vitin 2022 zgjodha që shërbimet e mia t’i ofroj edhe online, të jem më pranë familjes sime, duke dhënë kështu kontributin tim në biznesin e përbashkët.
Pas një kohe të gjatë duke ndihmuar bizneset të strukturojnë financat e tyre, kuptova që shumë prej tyre kanë nevojë për një prani të fortë strategjike dixhitale.
Misioni im është t’i ndihmoj sipërmarrësit dhe bizneset të ndërtojnë një prezencë të suksesshme në media sociale me klientë të angazhuar dhe të maksimizojnë shitjet përmes strategjive të personalizuara të marketingut.
Gjithashtu të ndihmoj të rinjtë të krijojnë sipërmarrjet e tyre online.
Ana
U bënë më shumë se dy vite tashmë që përveç profesionit tim të parë si ekonomiste dhe ndihmës për bizneset e mëdha dhe të vogla në fushën e ekonomisë, të jap ndihmën edhe në krijimin e një prezence dinjitoze dhe profesionale në media sociale, jo vetëm duke krijuar dizajne të bukura që tërheqin vëmendje, por duke postuar dhe përcjellë vlerën e biznesit tyre.
NËSE JE BIZNES POR NUK JE NË MEDIA SOCIALE, JE DUKE HUMBUR KLIENTIN TËND IDEAL DHE POTENCIAL, ÇDO DITË.
Ne nuk ju imponojmë shërbime të panevojshme, por ju ofrojmë udhëzime të sakta që ndihmojnë në rritjen dhe optimizimin e biznesit tuaj online.
Nuk është thjesht një shërbim i momentit, por një partneritet që ju ndihmon të zhvilloheni në mënyrë të qëndrueshme.
Klientë dhe studentë të cilët kanë punuar dhe janë trajnuar me ne.
Faleminderit për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë kohëzgjatjes së trajnimit. Kam mësuar shumë gjëra të reja dhe tashmë ndihem gati për të startuar biznesin tim online. Faleminderit
Përshëndetje Ana! Të përgëzoj për punën që bën, je shumë e papërtuar. Fal konsultës tënde arrita të zgjidh problemin në biznesin tim. Faleminderit shume
Pershendetje! Doja te te falenderoja per te gjithe njohurite e reja dhe motivimin qe na ke dhene sidomos ne nenave te reja gjate trajnimit. Faleminderit per perkushtimin, mirekuptimin dhe gatishmerine per tju pergjigjur cdo pyetje tonen. Je me e mira.
Faleminderit shume per suportin qe me ke ofruar dhe ndryshimet qe sollem ne faqen e biznesit tim.
Krijo prezencën e duhur për biznesit tënd, puno me profesionistë.
Ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që ndihmojnë biznesin tuaj të rritet dhe të dallohet në treg.
Copyright © 2025 All Rights Reserved Ana Marketing Agency